Arbëri

Lindsay: BE nuk do ta anëtarësojë Serbinë pa u zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën

Është e qartë se Kosova bën aspektin kryesor të procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian dhe kjo çështje do të duhej të zgjidhej para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së.

Kështu mendon James Ker Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe ekspert për marrëdhëniet ballkanike, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se përvoja me shembujt e Qipros, Kroacisë e Sllovenisë ka treguar se problemet mund të krijohen kur vendet anëtarësohen në BE pa e zgjidhur ndonjë çështje të hapur dhe se në BE tash askush nuk dëshiron ta përsërisë këtë.

- Mendoj se sivjet do të ketë depërtim të thellë në normalizimin e marrëdhënieve sepse realiteti është i atillë sa që kjo çështje duhet të zgjidhet para se Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”, ka theksuar ai.

“BE nuk do ta lejojë Serbinë të anëtarësohet dhe ta ‘importojë’ kontestin e madh”, citon “blic” të ketë thënë Lindsay. “Sepse, po u anëtarësua Serbia, ajo do të jetë pozitë që ta bllokojë Kosovën. BE dëshiron të sigurohet se kjo nuk do të ndodhë”, ka përfunduar ai