Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV kundër Speciales, por jo siç e do Thaçi

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se partia e tij është duke e përcjell me kujdes iniciativën për zhbërje të Gjykatës Speciale. Sipas tij, iniciativa nga 43 deputetë është lojë politike e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Pas mbledhjes së kryesisë së VV-së, Konjufca ka thënë se kjo parti mbetet kundër Speciales, por po habitet me ndryshimin e qëndrimit të PDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kam përcjellë me vëmendje nismën e deputetëve që tash mund të thuhet se ka dështuar sepse disa deputetë i kanë tërhequr prapa nënshkrimet. Të gjitha problemet i shtruam në mbledhjen e kryesisë. Dominoi mendimi që VV-ja është kundër Speciales, sikurse në kohën e votimit pro saj, mendojmë se e ndan Kosovën dhe ka premisa diskriminuese dhe këto i kemi shpjeguar. Në anën tjetër, jemi duke i konsideruar lojërat politike lidhur me Specialen sepse na duket i çuditshëm ndryshimi i qëndrimit të PDK-së. Ishte Hashim Thaçi që më 2015 i dha shumë zor që Specialja të votohej, bile njëherë pat rënë. Pastaj presidenti i takonte edhe nëpër kafe deputetët që të bënte presion që ajo të votohet. Tash çka u bë që pas dy vjetësh të ndërrojë mendje. Mendoj që lidhet direkt me shqetësimet personale të Thaçit. Mirëpo frika jonë që çdo iniciativë që e ka prezantuar në të mirë të Kosovës dhe e ka kthyer në të mirë të vetes, por duke e dëmtuar Kosovën na bën të hezitojmë dhe ta përcjellim me ma shumë kujdes këtë iniciativë në të cilën ndikimin e vet e ka Thaçi”, ka thënë Konjufca.

Ai ka folur edhe për një takim me PAN-in në të cilin thotë se ka shkuar që të shohë se cilat janë idetë e tyre për shfuqizim të Speciales.

“I kam dëgjuar me kujdes sepse VV-së i janë dashur qëndrimet e tyre se si të veprojë më tutje. Ne jemi kundër, por modalitetet jemi duke i formuluar se si do të jetë kjo kërkesë e VV-së sepse çështja nuk është aq e thjeshtë. Kemi të bëjmë me nen kushtetues. Nuk është Specialja vetëm ligj që shfuqizohet. Duhet të analizojmë me vëmendje se çka mbetet nëse edhe nëse ligji i mendon edhe koncepton mekanizmat vendorë të Speciales. Çka nëse ata paralizohen. Mund të ketë situatë të ndërlikuar. Për akuzat që ngrihen nga gjykata marrin masa institucionet ndërkombëtare si KFOR-i dhe Eulexi. nëse nuk veprojnë ata vendorë. Para se të veprojmë do të analizojmë me vëmendje”, ka shtuar Konjufca.