Arbëri

Bieber: Serbia mund të shkojë në drejtim të njohjes së Kosovës

Profesor i Universitetit në Gratz, Florian Bieber thotë se ky vit, kur bëhet fjalë për Kosovën, do të jetë ai kur do të duhej bërë përparim të madh.

-Frikohem se Serbia nuk do to të mund të zhvillojë dialog me Prishtinën, derisa në të njëjtën kohë përpiqet ta bllokojë Kosovën në çdo hap, thotë ai për “blic” duke shtuar se viti 2018 mund të jetë momenti kur Serbia mund të niset në drejtim të njohjes së Kosovës, transmeton Koha.net.

Nga perspektiva e shumicës së shteteve të BE-së, thekson Bieber, dialogu dhe normalizimi do të thonë vetëm njohje të Kosovës. Në këtë kuptim, në vitin në të cilin sapo hymë,Qeveria mundet që ngadalë ta përgatisë opinionin për njohjen eventuale të Kosovës.

-Për fat të keq, edhe Qeveri aktuale e edhe ajo e shkuar, kanë kërkuar fitore diplomatike në bllokimin e Kosovës ose në kremtimin e tërheqjes së njohjeve. E Kosova nuk do të zhduket si vend i pavarur. Me mosnjohje Serbia i vështirëson eurointegrimet e po ashtu i pengon edhe marrëdhëniet konstruktive me Kosovën, ka përfunduar ai