Arbëri

MPJ: Kosova në mbështetje të të drejtave themelore të iranianëve

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po ndjek me vëmendje të shtuar protestat në Iran dhe në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë bën thirrje tek autoritetet iraniane për të respektuar të drejtat demokratike dhe njerëzore për të protestuar në mënyrë paqësore, thotë kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, Kosova rreshtohet përkrah partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të të drejtave themelore të iranianëve, duke përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes. Kosova u bën thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën.