Protestat e përgjakshme në Iran, të filluara më 28 dhjetor të vitit që sapo lamë, kanë shënuar 23 viktima, ndërsa më shumë se 1000 demonstrues janë arrestuar.
Këto protesta janë shoqëruar edhe me akuza të forta të regjimit iranian ndaj SHBA-së, Izraelit dhe Arabisë Saudite, ndërkohë që nga Rusia janë lansuar edhe akuza kundër Shqipërinë si e implikuar në këto ngjarje, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortali zyrtar i Kremlinit, “Sputnik”, në një shkrim redaksional të publikuar të mërkurën, ka hedhur akuza të forta ndaj Tiranës zyrtare, ku sipas këtij portali, në Shqipëri, CIA dhe Shërbimi sekret izraelit po përgatisin njerëz për të luftuar me armë regjimin iranian.
Shkrimi redaksional i firmosur nga “ekipi i Sputnik” titullohet: “Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin, por do të thyejnë dhëmbët”. Artikulli i portalit propagandistik të Kremlinit është në fakt edhe pjesë e një emisioni që ata kanë bërë në Radio Sputnik në gjuhën serbe, e cila dëgjohet si në internet, edhe në valët normale radiofonike... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)