MSH nuk siguron barin 700 eurosh për të sëmurët me Hemofili

03 janar 2018 21:28

Të sëmurët me sëmundjen e Hemofilisë po përballen me mungesë të ampulave me gjak të faktorit 8 dhe 9, doza këto të cilat janë të nevojshme për secilin prej tyre.

Pacientët ankohen duke thënë se për shkak të kësaj po u rrezikohet jeta, ngase nga një gjakderdhje e vogël mund edhe ta humbin jetën, raporton KTV.

Urim Rexha thotë se këtë medikament, i cili kushton rreth 700 euro, nuk mund ta sigurojë me mjetet e tij, për shkak të kushteve jo të mira.

Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, drejtues të saj thonë se trajtimi dhe transferimi i gjakut në mungesë të medikamentit përkatës për të sëmurët me hemofili nuk mund të bëhet.

Sipas drejtoreshës së kësaj qendre, Bukurije Zhubi, detyrë e tyre është vetëm sigurimi i gjakut por jo edhe transferimi te pacientët e sëmurë me hemofili, pasi siç thotë, këtë e lejon Ligji për Transfuzion.

Ndërkaq, drejtuesit e Barnatores Qendrore të QKUK-së disa herë tashmë kanë drejtuar te Ministria e Shëndetësisë kërkesa për furnizim me ketë lloj të ilaçit por ende ballafaqohen me mungesë të tij.

Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të urdhër-blerjeve për një sasi të “faktorit 9”, në bazë të mundësive buxhetore aktuale.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, zyrtarë të saj kanë thënë se për rreth 150 pacientë për “faktorin 9”, do të iniciojnë procedura të reja tenderimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Dreni04/01/2018 13:02

Ndersa Kryeministri per nje jave pushim ne Zvicer hargjon 80.000 Euro , me Kosove nuk eshte shaka . Nuk besoj te bej pushme me te shtrenjta as kryeministri i Luxemburgut, Gjermanise, Amerikes, Holandes , Britanise etj. Per nje pushim pa pagese ne nje hotel eshte detyruar te jap doreheqje kryetari i Gjermanise Volf sepse eshte dyshuar ne korrupsion. Ndersa kryeministri i Kosoves pa pike marre e turpi hargjon 80.000 Euro per nje jve pushim .

Shto koment

Të ngjashme