Shpërthimi në Helsingborg ishte i madh, por s’dihet çfarë ishte

03 janar 2018 19:13

25-vjeçarja, Ariana Haradinaj, e bija e Nasim Haradinajt, është lënduar gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Helsingborg te Suedisë, në orët e para të së martës.

Ajo është plagosur në këmbë dhe është djegur në disa pjesë të trupit, raporton KTV.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar babai i saj, Nasim Haradinaj. Ndonëse nuk ka dashur të flasë para kamerave, Hardinaj ka thënë se e bija gjendet në spital, ku po merr trajtimin e duhur dhe se nuk e di cili ishte motivi i këtij sulmi.

“Sulmi është akt terrorist, por unë nuk e lidhi me punën time këtu. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime nga askush e as vajza nuk është kërcënuar asnjëherë”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Kohavisioni ka kontaktuar edhe Ariana Haradinajn, e cila ka theksuar se vazhdon të jetë në spital dhe se ende nuk di motivin e sulmit.

Polica ne Helsigborgut ende nuk i di detajet e shpërthimit Shefi i Policisë lokale të Helsingborgut, Sven Holgersson, ka thënë për mediat suedeze se shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk ishte bombë, por diçka tjetër e për të cilën ende nuk e dinë se çfarë ishte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme