25-vjeçarja, Ariana Haradinaj, e bija e Nasim Haradinajt, është lënduar gjatë një shpërthimi që ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Helsingborg te Suedisë, në orët e para të së martës.
Ajo është plagosur në këmbë dhe është djegur në disa pjesë të trupit, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin për KTV-në e ka konfirmuar babai i saj, Nasim Haradinaj. Ndonëse nuk ka dashur të flasë para kamerave, Hardinaj ka thënë se e bija gjendet në spital, ku po merr trajtimin e duhur dhe se nuk e di cili ishte motivi i këtij sulmi.
“Sulmi është akt terrorist, por unë nuk e lidhi me punën time këtu. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime nga askush e as vajza nuk është kërcënuar asnjëherë”, ka thënë Nasim Haradinaj.
Kohavisioni ka kontaktuar edhe Ariana Haradinajn, e cila ka theksuar se vazhdon të jetë në spital dhe se ende nuk di motivin e sulmit.
Polica ne Helsigborgut ende nuk i di detajet e shpërthimit Shefi i Policisë lokale të Helsingborgut, Sven Holgersson, ka thënë për mediat suedeze se shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk ishte bombë, por diçka tjetër e për të cilën ende nuk e dinë se çfarë ishte.