Çka ndodhi në seancën ku u dënuan deputetët e VV-së

03 janar 2018 19:02

Në total 5 vjet e 5 muaj burg janë shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për Albin Kurtin, Donika Kadaj Bujupin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Burgimi nuk do të ekzekutohet, përveç nëse deputetët kryejnë ndonjë vepër penale brenda 2 vjetëve, raporto KTV.

Asnjëri nga deputetët nuk ishin në gjykatë me rastin e shpalljes së aktgjykimit, por aty pati aktivistë të Vetëvendosjes.

Avokati i Faton Topallit, Haxhiu Millaku, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli si dhe Donika Kadaj Bujupi, atëherë në AAK, nga prokuroria akuzoheshin për hedhjen e gazit në 4 seanca të Kuvendit të Kosovë.

Përveç deputetëve nga radhët e Vetëvendosjes, të akuzuar për arsye të njëjtë janë edhe deputetë nga radhët e AAK-së e Nismës për Kosovën, derisa rishtazi ka një iniciativë për amnistinë e veprave penale për të cilat akuzohen ata.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

dreni04/01/2018 13:01

Prokurort po punojne per pronto,tani edhe per deshiren e klanit M pi cilet rruga per poste,por sa dot ju zgjat???!!! Denimi nqoft se ka vlere athere duhet e tere Opozita e kaluar te denohet e jo vetem VV,populli e deshmoje ne zgjedhjet e kalume VV 16 Arriti ne VV 32 te bashukar ne zgjedhjet e ardhshme populli i frustruar VV64!!!

Shto koment

Të ngjashme