Në total 5 vjet e 5 muaj burg janë shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për Albin Kurtin, Donika Kadaj Bujupin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Burgimi nuk do të ekzekutohet, përveç nëse deputetët kryejnë ndonjë vepër penale brenda 2 vjetëve, raporto KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsnjëri nga deputetët nuk ishin në gjykatë me rastin e shpalljes së aktgjykimit, por aty pati aktivistë të Vetëvendosjes.
Avokati i Faton Topallit, Haxhiu Millaku, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli si dhe Donika Kadaj Bujupi, atëherë në AAK, nga prokuroria akuzoheshin për hedhjen e gazit në 4 seanca të Kuvendit të Kosovë.
Përveç deputetëve nga radhët e Vetëvendosjes, të akuzuar për arsye të njëjtë janë edhe deputetë nga radhët e AAK-së e Nismës për Kosovën, derisa rishtazi ka një iniciativë për amnistinë e veprave penale për të cilat akuzohen ata.