Ikja nga vetmia

Ikja nga vetmia

03 janar 2018 17:46

“Zefi ma i miri!”. Këtë fjali me shumë krenari e duke u qeshur e lexon shpesh Zef Krasniqi nga Prizreni. Fjalinë e vendosur në mes të një vizatimi me plot flutura të ngjyrosura ngjyrë portokalli, 90-vjeçari e ka kompliment nga një mike 85 vjet më e re se ai. Jora, që e viziton shpesh Zefin, ia ka sjellë atij dy vizatime.

Mësuesi i pensionuar, vizatimet dhurata i mban të ngjitura në komodinën e rrobave në dhomën ku ka filluar të flejë para afro katër muajve. Krasniqi është më i moshuari nga 17 banorët e Shtëpisë së komunitetit për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, që gjendet në Gurrakoc të Istogut.

“A ma kanë fotografuar atë që vajza e vogël pesë vjeçe ma ka sjellë”, pyet ai posa i afrohesh te tavolina e vendosur në sallën e qëndrimit, ku pensionistët kalojnë kohën më të madhe gjatë ditës. Me ngulm kërkon që t’i tregojë vizatimet dhurata të Jorës, që është vajza e njërës prej punëtoreve të qendrës.

Ngrihet nga karrigia e me nxitim kalon korridorin e futet në dhomën e tij. “Jora e ka emrin ajo vajza që m’i ka ba këto dy vizatime, edhe këtu ma ka shkru ‘Zefi ma i miri’”, tregon vizatimet duke bërë me dorë nga to e duke qeshur me zë. Sipas tij, vajza mund ta ketë ndier që ai ka punuar si mësues për shumë vjet. “Ja ka ni zemra që jam mësues unë edhe m’i ka sjell këto vizatime, përditë i shikoj”, thotë Krasniqi.

Shtëpinë e shoqërinë që i ka gjetur thotë se s’do të pëlqente që t’i ndërronte. “Kam ardhur një herë në fillim, në gusht të këtij viti, me e provua a po mundem me nejt, edhe jam kthyer në Prizren kam nejt nja një javë, besoni këtu më ka pëlqyer më tepër”, tregon Krasniqi përshtypjet e tij për Shtëpinë. Thotë se e ka më mirë aty sesa të qëndrojë vetëm në shtëpi. “E kam pasë një grua, më ka vdekur para tri viteve, s’kam askënd”, thotë Krasniqi.

Ankesa për Shtëpinë nuk ka as cimeri i Krasniqit, 73-vjeçari, Ejup Ukëhaxhaj nga Qyshku i Pejës. Ka thënë se stafi menaxhues i Shtëpisë kujdeset për të moshuarit e vendosur aty me aq sa ka mundësi. Sipas tij, Komuna e Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk bëjnë asgjë për ta...(shkrimin e plotë e gjeni në numrin special të Kohës Ditore për Vitin e Ri).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme