Dodik: Serbët nuk do të ofrojnë asnjë mundësi që Bosnja ta njohë Kosovën

Dodik: Serbët nuk do të ofrojnë asnjë mundësi që Bosnja ta njohë Kosovën

03 janar 2018 15:41

Kryetari i Republikës Serbe Milorad Dodik, flet shpesh për Kosovën duke e konsideruar atë gjithnjë territor të Serbisë, transmeton Koha.net. Ai ka përsëritur serbët nuk do të lejojnë që Bosnja e Hercegovina ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ajo që bëjmë ne në B e H është se nuk ofrojmë asnjë mundësi e shans që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën. Dhe besojmë se kjo nuk është e parëndësishme dhe kështu do të mbetet”, ka thënë ai për “blic”.

Sipas tij Kosova ende nuk është e humbur për Serbinë.

“Vetë fakti se flitet për të, Kosova nuk është e humbur. Mendoj se para dhjetë vjetësh ngjante më shumë si e humbur. Faktori kryesor i pozicionit tonë të keq serb është se u hoq dorë nga Asambleja e Përgjithshme”, ka thënë ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme