Arbëri

Ç’thotë Shpend Ahmeti për dënimin e deputetëve

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka komentuar në Facebook lidhur me dënimet e deputetëve të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës.

Sipas tij të gjithë duhet ta kërkojnë lirimin e deputetëve që mbrojtën sovranitetin e shtetit.

Postimi i Ahmetit:

“Edhe pse me kusht, vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë. Duhet të kërkojmë lirimin e plotë të të gjithë deputetëve që mbrojten sovranitetin e shtetit tonë”.