Tri propozimet e Surroit për pajtimin në Kosovë Foto: Koha

Tri propozimet e Surroit për pajtimin në Kosovë

03 janar 2018 14:55

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook në mënyrë të tërthortë ka komentuar aktgjykimet e sotme ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

Pas publikimit të aktgjykimit, Surroi në profilin e vet të Facebookut ka bërë tri propozime të cilat, sipas tij, në Kosovë do sillnin pajtimin e përgjithshëm.

Për fillim ai ka propozuar hartimin e një projektligjin për amnistinë e deputetëve të Vetëvendosje katër nga të cilët u dënua me burgim me kusht.

Ai ka thënë se ky projektligj do të duhej të kishte përkrahjen e Grupeve parlamentare ndërsa në fund Kuvendi me procedurë të shpejtuar do të duhej ta shqyrtonte dhe ta miratonte Ligjin për amnisti.

Ky është postimi i Surroit:

Një propozim për pajtim:

1. Qeveria e Kosovës duhet të hartojë Projektligjin për amnistinë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët më 2015-2017 , në një gjendje jo të rëndomtë dhe me mjete jo të rëndomta , brenda objektit të Kuvendit të Kosovës mbrojtën rendin kushtetues të Kosovës prej dëmit që ka mundur të shkaktojë Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe. Me këtë ligj pezullohen vendimet gjyqësore të tanishme apo hapja e procedurave legale të ardhshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që përdorën mjete jashtë normave parlamentare për të mbrojtur Kushtetutën e vendit.

2. Projektligji duhet të marrë përkrahjen eksplicite të Grupeve parlamentare, përfaqësuesit e të cilave në një ceremoni të përbashkët do të nënshkruanin dokumentin e përkrahjes.

3. Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e vet të parë , me procedurë të shpejtuar , duhet të shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për amnisti.

Me këto tri hapa , partitë politike të Kosovës do të manifestonin, mes tjerash, nevojën për tejkalim të polarizimeve të së kaluarës, nevojën për unitet dhe gatishmërinë për solidaritet pa marrë parasysh kush është në pushtet a opozitë.

Me këtë, po ashtu, partitë do të zotoheshin që në të ardhmen , për çështje jetike të vendit , do të marrin vendime vetëm në bazë konsensusi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Elbasan04/01/2018 10:52

Po u amnestuan, veprime të tilla vetëm do legjitimoheshin.

vushrria04/01/2018 13:02

Me fjale tjera z.Surroi paska dasht me than se deputetet e K te Kosoves mund te bejne qka ju teket ne parlament pa kurfar pergjegjesie si thojshin ketyne her prinderit tane (Bugarska Skupshtina) .

MicSok03/01/2018 15:53

Po te veprojne keshtu siq e propozon z. Surroi, partite politike te Kosoves per te paren here ne historine e shtetit te ri do te tregojne pjekuri politike.

Shto koment

Të ngjashme