Sejdiu: Sot u dënua i gjithë populli i Kosovës

Sejdiu: Sot u dënua i gjithë populli i Kosovës

03 janar 2018 14:42

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka reaguar pas dënimit të katër deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Sejdiu në Facebook, ka shkruar se ky dënim është dënim ndaj të gjithë popullit të Kosovës.

“Dënimet e shqiptuara sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ne fakt janë dënime për gjithë popullin e Kosoves. Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni janë vetëm disa nga qindra mijëra që protestuan kundër marrëveshjeve që rrezikonin Republikën!”, ka shkruar Sejdiu.

Gjykata Themelore sot ka dënuar me kusht deputetët e VV-së Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme