Arbëri

Deputetët e VV-së dënohen me kusht me 5 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shqiptuar aktgjykimin për katër deputetët e Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.

Sipas këtij aktgjykimi, Albin Kurti për përdorim të armës është dënuar me 1 vjet e tre muaj, gjashtë muaj për pengim. Dënimi unik për Kurtin është në kohëzgjatje prej 1 vit e gjashtë muaj. Albulena Haxhiut i është shqiptuar dënimi unik 1 vit e tre muaj, Donika Kadaj-Bujupit dënim unik prej 1 viti e gjashtë muaj, ndërsa Faton Topalli dënim unik 1 vit e dy muaj.

Dënimet janë me kusht nëse nuk kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh.