Katër deputetët e VV-së të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës nuk do të shkojnë sot në seancën gjyqësore ku pritet të shpallet vendimi ndaj tyre.
“Ne, deputetët e akuzuar, nuk do të jemi në seancë për të dëgjuar një aktgjykim politik! Sigurisht që nesër do duhej të nxirrej aktgjykim lirues dhe jo fajësues por duke e parë kapjen e këtij sistemi të drejtësisë, kjo duket e pamundur. Por pavarësisht kësaj edhe gjyqtari Kalludra por edhe të tjerët që e kanë bishtin e zënë me derë, e kanë të qartë se pavarësisht dënimeve që mund të marrim, do të veprojmë në mbrojtje të vendit gjithnjë”, ka shkruar Albulena Haxhiu në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeancat e kaluara Haxhiu dhe Faton Topalli merrnin pjesë në seancë duke shkuar nga sghtëpia ndërsa Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi nga paraburgimi pasi që nuk iu kishin përgjigjur ftesave të gjykatës.