Incizimet e reja e kthejnë Mustafën nga i dyshuar në viktimë të rrahjes nga policët

Incizimet e reja e kthejnë Mustafën nga i dyshuar në viktimë të rrahjes nga policët

03 janar 2018 07:15

Një DVD e një lokali në afërsi të vendit, ku zyrtarë policorë kanë rrahur drejtorin e Postës dhe Telekomit të Kosovës nuk është ekzaminuar fare nga Inspektorati Policor i Kosovës kur kanë vendosur që të suspendojnë policin Avni Berisha i njohur si “Tarkani”, ndërsa “ta amnistojnë” shefin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, shkruan sot Koha Ditore.

Por e njëjta video ka bërë që prokurorja e rastit ta ndryshojë cilësimin për drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa nga i “dyshuari” në “viktimë”.

Videoja, siç ka mësuar gazeta, ndër të tjera ka sqaruar se Agron Mustafa nuk e ka sulmuar policin me nofkën “Tarkani”. Se Mustafa e ka sulmuar “Tarkanin” ka thënë Sahiti në deklaratën e dhënë në hetuesi.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme