Arbëri

Haradinaj pret që Bullgaria të jetë zë i Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria të cilën ai e quan “mike” dhe shprehet i bindur se ky vend do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

“Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.

“Republika e Kosovës po e bën të duhurën në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese. Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së”, shkroi ai.