Huqja e vitit – Ramushi armët

01 janar 2018 10:15

Kryeministrit të Kosovës i pëlqejnë armët e zjarrit. Në një prej deklaratave më të pabesueshme të vitit, Haradinaj tha për Interaktiv se ai gjuan nëpër oda, kanunçe.

Komenti u bë në përgjigje të gjuajtjes me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi në një ndejë në odën e zv/kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj, raporton Interaktiv i KTV-së.

Haradinaj tha se as që e ka diskutuar këtë me njërin prej 5 zëvendësve të tij, porse nuk është kiamet të gjuhet me armë, sepse është pjesë e traditës kosovare. Por, për shumë familje në Kosovë që kanë humbur njerëzit më të dashur nga armët, apo plumbat qorr deklarata ishte skandaloze.

Për shkak të mburrjes me Kanunin, opozita nisi ta quajë Kryeministër Kanuni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Sadiku05/01/2018 15:37

Shko gjuaj në Poligon, o Ramush e mos na i rreziko fëmijët, se na ka ardhë shpirti në fytë duke vrapua ti fusim fëmijët brenda, sa herë që dëgjojm krisma armësh në dasma. Sidomos tani kur shumë njerëz kan filluar të bëjn edhe “dasma synetie” !!!! Kjo ndodh kur kemi udhëheqës si ti, që në vend që ti ndalojn armët edhe kërkon legalizimin e përdorimit, shkaku i kanunit!!!! Udhëheqës si ti e kan lën popullin si pa kokë, që ka filluar të bëj ahengje synetie e ti quaj “dasma” thuajse po martohet dikush!!!? Ahengje që po e operon fëmijën ?! Ku jan strukur akademikët që nuk reagojn?! Ndoshta edhe ata jan duke festuar me armë diku nëpër dasma synetie?! Ku i dihet, ndoshta kolektivisht kemi luajtur mendësh!!!

Shto koment

Të ngjashme