Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Humbësi i vitit – Kadri Veseli

Nga një betejë në tjetrën, ky ka qenë një vit katastrofal zgjedhor për kreun e dikur partisë të madhe në vend, PDK.

Kadri Veseli e nisi 2017-n duke vizituar Kosovën nga një skaj në tjetrin. E quajti ‘Turi i dëgjimit’. Takoi njerëz dhe mori shënime, që brengat e tyre t’i zgjidhte kur të bëhej kryeministër, ani pse partia e tij kishte një dekadë në krye të ekzekutivit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi u lodh së dëgjuari, iu bashkua partive opozitare për ta rrëzuar pas shpine, kryeministrin e partnerit të koalicionit, Isa Mustafën e LDK-së.

Jo pse po i bënte favor opozitës, apo se papritmas u zhgënjye me ata që po bashkëqeveriste, por me synimin që vetë të bëhej kryeministër i vendit.

Për më shumë ndiqeni përmbledhjen e emisionit Interaktiv.