Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sistemi i drejtësisë bart sfidat e këtij viti edhe në mot

Një tjetër vit me sfidat e njëjta ka lënë prapa sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Numri i madh i lëndëve, mungesa e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe dënimet e ulëta në rastet e gjykuara, kanë vazhduar të zbehin besimin e qytetarëve në drejtësi, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vite të tëra duhet që një gjykatë e shkallës së parë të nxjerrë një aktgjykim, si për një lëndë penale apo civile.

Megjithatë, këtë vit një numër zyrtarësh të lartë u ballafaquan me gjykatat, disa u liruan e të tjerë u dënuan.

Një prej rasteve më të njohura për publikun, ai ndaj tani zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj dhe të tjerëve, i njohur si MTPT, pas shumë vitesh, përfundoi me lirimin e tyre nga akuzat.

E rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm, përfundoi me aktgjykim dënues për ta, me gjithsej 21 vjet e 6 muaj burgim, vendim ndaj të cilit rishtazi janë ankuar në Gjykatën e Apelit.

Deputetë, ministra e ish-ministra, ishin gjithashtu në gjykatë, e pritet të vazhdojnë të ballafaqohen me drejtësi edhe në vitin 2018. 

Një tjetër fushë ku nuk pati përmirësime, pavarësisht premtimeve, ishte mungesa e transparencës nga institucionet e drejtësisë.

Integrimi i gjykatësve dhe prokurorëve që kishin punuar në institucione paralele në veri të vendit, në kuadër të sistemit të drejtësisë kosovare, u vlerësua suksesi më i madh në këtë fushë gjatë këtij viti.

Prokurorët e gjykatësit kosovarë, do ta nisin vitin 2018 si më të paguarit në rajon, falë vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave për vete, dhe kjo, ka rritur edhe pritjet për rezultate më të mëdha.