Arbëri

Kthesa e vitit – Ramush Haradinaj

Në vend të Alpeve Zvicerane ku kishte synimin Ramush Haradinaj e nisi vitin 2017 nën prangat e policisë franceze e po e përfundon më në fund, në krye të qeverisë.

Kryetari i AAK-së i kaloi krejt pa planifikuar 4 muajt e parë të 2017 në Strasbourg të Francës, pasi që u arrestua me kërkesën e moçme të Serbisë, raporton Interaktiv i KTV-së. Në një hotel atje, çdo ditë priti dhjetëra bashkëatdhetarë që i shkonin në vizitë, e shumë bashkëpartiakë e akterë të tjerë politikë.

Në atë kohë u nervozua shumë me shtetin e me ministrin e jashtëm që nuk po bënin sa duhet për lirimin e tij.

Kur u kthye shpejt bashkë me partitë tjera opozitare dhe me PDK-në u organizuan për ta rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës. Dhe, krejt para mesnatës kur duhej dorëzuar listat në KQZ, Haradinaj në Tiranë mori ofertën e pabesueshme – Kadri Veseli e donte në një listë dhe do ta nominonte për kryeministër.

Për më shumë ndiqeni përmbledhjen e emisionit Interaktiv.