Thaçi fal të dënuarit e rastit Kiçina Foto: Ilustrim/Koha

Thaçi fal të dënuarit e rastit Kiçina

29 dhjetor 2017 18:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një dekreti, sot ka falur katër të dënuar me burg deri në 30 vjet, të rastit Kiçina.

Thaçi, në bazë të dekretit të nënshkruar sot, ka falur, Arben Kiçinën, Arsim Ramadanin dhe Burim Ramadanin dhe Marko Sabic.

Të gjithë ndodheshin në burg që nga viti 2002.

Burim e Arsim Ramadani ishin dënuar me nga 30 vjet burgim për vrasjen e Hamëz Hajrës në Drenas në vitin 2001. Me 30 vjet burgim ishte dënuar edhe Arben Kiçina derisa Jeton Kiçina me 17 vjet e Blerim Kiçina me 11.

Hamëz Hajra, një ish-oficer i Policisë serbe ishte tentuar të vritej edhe më parë derisa në vitin 2000 kishte nisur të bashkëpunonte me Tribunalin e Hagës, si dëshmitar.

Familjet Ramadani dhe Kiçina, vazhdimisht kishin pretenduar se rasti ishte i montuar, pasi për këtë vrasje ishin zhdukur provat gjatë procesit gjyqësor.

Presidenti me këtë dekret ka falur edhe një serb, Marko Sabic.

Dekreti i presidentit Thaçi:

Image

Ndërkaq avokati mbrojtës i Burim Ramadanit, Gazmend Halilaj e ka mirëpritur lirimin e klientit të tij përmes faljes së presidentit Hashim Thaçi, por ai vlerëson se bazuar në prova, Burimi do të duhej shpallur i pafajshëm dhe shteti t’i kërkonte falje atij dhe familjes së tij.

Postimi i Halilajt në Facebook:

Te nderuar miq. Sot u lirua nga burgu klienti im z-Burim Ramadanaj. I njejti u lirua nga Vendimi i presedetit z- Hashim Thaqi. Deshira ime dhe e klientit tim ka qene nje gjykim i drejt me te cilin bazuar ne prova dhe fakte z-Ramadanaj te shpallet i pafajshem dhe shteti ti kekroj falje atij dhe familjes se tij. Por ne kete situat qe jemi e pranojm edhe vendimin e presidentit, derisa do te vazhdojm te punojme tutje per venien e drejtesis ne vend, gjegjsisht vertetimin e pafajsis se klientit tim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme