Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka komentuar rritjen e pagës së vet nga homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj.
Zaev ka thënë se rroga e tij është 87 mijë denarë [1400 euro] dhe ka pranuar se disa drejtorë kanë rrogë deri në 120 mijë denarë, por sipas tij, ato rroga do të zvogëlohen ndërsa e tij do të mbetet e njëjta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“87 mijë denarë e kam rrogën. Honoraret e mia i japë për bamirësi. Çështja e rrogave është në proces, disa drejtorë kanë rroga më të larta se unë, deri në 120 mijë denarë [1900 euro], atyre pritet t’u zvogëlohet, kurse e imja nuk do të rritet. Unë kam pasur jetë mesatare, ashtu vazhdoj të jetoj. Bashkëshortja merret me punët e shtëpisë, organizimet, i paguan faturat, kujdeset për fëmijët. Kjo bëhet që të tregoj shembull, sepse një shoqëri solidare edhe humane është qëllimi im”, tha Zaev në intervistën për Alsat-M.
Ky koment i Zaevit vjen pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ditë më parë nga 1550 euro, ka rritur rrogën deri në 2950 euro në muaj. Duke folur për vendimin për t’ia rritur rrogën vetes, stafit të zyrës dhe kabinetit qeveritar, Haradinaj ishte shprehur se kishte nevojë “për të blerë edhe këmisha e kravata” pasi që, sipas tij, zyrtarëve shtetërorë të Kosovës u duhet ‘paraqitje’ para bashkëbiseduesve në takime të ndryshme.
Kryeministrit Haradinaj i janë dhuruar 300 kravata nga një grup qytetarësh që kanë shprehur pakënaqësi me rritjen e pagës së tij.