Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nënshkruhen diplomat e para për studentët e UKZ-së

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, bashkë më Dekanët e njësive akademik, kanë nënshkruar diplomat e para për studentët të cilët kanë përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridk, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Me këtë rast rektori Kosumi e ka vlerësuar ditë historike për Universitetin “Kadri Zeka” nënshkrimin e diplomave të para. Ai ka thënë se, shpreson që këto kuadro të reja të studentëve të UKZ-së që janë nga Anamorava e deri tek Lugina e Preshevës, Medvexhës e Bujanocit, kanë me pas ndikim në jetën akademike, ekonomike e shoqërore të kësaj ane, sepse sipas tij, ata tashmë janë të përgatitur profesionalisht për tregun e punës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të punojë e të përgatisë kuadro që në të ardhmen të nxjerrim të diplomuar edhe në studimet Master.

Që nga themelimi në vitin 2013, e deri më tani, ne Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, kanë diplomuar rreth 300 studentë të studimeve baçelor.