Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

RTK-ja angazhon kompani private për programin festiv

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) nuk ia ka dalë që të përgatisë i vetëm programin festiv të Viti të Ri, që do të nisë natën e parë më 31 dhjetor dhe do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit (20:30-01:30) të 1 janarit, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse shumë herë është kritikuar për numrin e madh të punëtorëve që ka, zyrtarët e Televizionit Publik kanë angazhuar kompani private për t’ia përgatitur këtë pjesë të programit. RTK-ja nëpërmjet një konkursi kishte kërkuar vepra audiovizuale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ueb-sajtin e RTK-së thuhet se në bazë të nenit 12-paragrafet 2 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës dhe nenit 5 të Rregullores për procedurat dhe kriteret në përzgjedhjen e përmbajtjeve audiovizuale të producentëve të pavarur RTK hap konkurs për vepra audiovizuale. Aty kërkohet të specifikohet edhe çmimi me të cilin garojnë kompanitë. Por aty nuk tregohet as kur është hapur ky konkurs e as kur do të mbyllet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).