Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas miellit, Kosova vendos taksë edhe për blloqet ndërtimore nga Serbia

Pas vendosjes së taksës për miellin që po importohet nga Serbia, Kosova i është revanshuar këtij vendi edhe me një vendim të ri.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë vendim të enjten që t’u vendoset taksa prej 2 centësh për blloqe që importohen nga Serbia në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi është marrë pasi kompanitë që sjellin këtë material ndërtimor kanë shkelur Ligjin Antidamping.

Kjo ministri ka disa muaj që është duke i hetuar ankesat e ardhura në adresë të saj rreth shkeljes së këtij ligji.