Arbëri

Haradinaj kërkon sqarime nga Kushtetuesja për punëtorët e Fabrikës së Gypave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar sqarime lidhur me obligimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e Aktgjykimit përkitazi me statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, transmeton Koha.net.

Për këtë Haradinaj ka njoftuar ne Facebook:

“Në vazhdën e angazhimeve të mia për t’i adresuar kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me obligimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e Aktgjykimit në Rastin KI-08/09, përkitazi me statusin e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj.

Është e domosdoshme që te kemi qartësi në të drejta dhe obligime për zbatimin e vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”.