Arbëri

Daçiq: Rusia kurrë s’do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në OKB

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se “Kosova kurrë nuk do ta rrumbullakojë pavarësinë e vet”.

Ai në një emisionin televiziv serb ka theksuar “Kanë kaluar dhjetë vjet e Kosova nuk e ka rrumbullakuar pavarësinë e vete dhe këtë, sipas nuk do ta bëjë kurrë”, transmeton Koha.net.

Daçiq ka “sqaruar” pse nuk do të ndodhë kjo: “Rusia kurrë nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Ai në vazhdim tha se “Serbia, e tillë çfarë është, nuk do të bëjë kompromise të prishura në dëm të shtetit” e këtu e përkujtoi edhe reagimin e Rusisë kur sivjet në OKB dështoi miratimi i Rezolutës për gjenocidin kundër boshnjakëve në Srebrenicë.