Hasani: Limaj ishte kundër që unë të merrja djalin e tij në punë

Hasani: Limaj ishte kundër që unë të merrja djalin e tij në punë

27 dhjetor 2017 23:58

Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Durim Limaj, djali i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, u emërua me kërkesën e tij dhe se kundër kësaj kërkese ishte vetë babai i tij.

Hasani ka thënë se Durim Limaj është emëruar për shkak se është njohës i fushës dhe se është arsimuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po, unë e kam marr Durim Limaj për shef të kabinetit sepse është aktivist i Nismës, është djalë i zoti. Djalë që ka kryer arsimimin në SHBA. Është ekonomist dhe njohës i fushës. Këto janë emërime politike dhe ministri ka të drejtë që të përzgjedh. Ka qenë kërkesë që unë ta kem në kabinet Durimin, Limaj ka qenë kundër, por ka qenë kërkesë e mija”, ka thënë Hasani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

floriani28/12/2017 10:04

sa tolerant ky limaj!--me zor ja paskan marr djalin ne pune,e ky ka heshte----kjo ta mushe menen qe keme ne ende patriot--qe dhe 100 shpirta me i pase i japin per Kosove

Asimi28/12/2017 10:05

edhe ne te besuam se F. Limaj ishte kunder nje emerimi te tille, more harbut qe e rrjep buxhetin e Kosoves se bashku me patronet e tu ...

Shto koment

Të ngjashme