Gazeta e përditshme e Beogradit, “Blic”, botimi online, ka filluar një anketë me lexuesit e vet se a do të bëhet Kosova me Ushtri, transmeton koha.net.
Në anketën, me titull, A do ta ketë më në fund Kosova Ushtrinë e vet, janë dhënë tri opsione për përgjigje nga anketuesit:
Jo, sepse nuk do ta lejojë Rusia.
Po, dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Po, por kjo nuk do të ndodhë shpejt.
Anketimi i deritashëm, transmeton Koha.net, me mbi 60 për qind, ka dhënë rezultatin se “Ushtria e Kosovës do të themelohet së shpejti”.
Pak nga anketuesit, ose 18 për qind e tyre, shpresojnë se “Rusia do ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ndërsa rreth 22 për qind e anketuesve mendojnë se “Ushtria do të formohet por jo shumë shpejt”.
Anketa do të zgjasë 14 ditë
-
17 shkurt 2017 10:20
-
Shpërndaje në: