Arbëri

Beogradi falënderon gatishmërinë e Rusisë për t’u përfshirë në dialogun me Prishtinën

Descriptive Text

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin kanë biseduar për atë që mediet serb e quajnë bashkëpunim të suksesshëm të periudhës së shkuar ndërmjet dy vendeve si vazhdimin e tillë të këtij bashkëpunimi, transmeton Koha.net.

Në takim u vlerësua se vizita e javës së shkuar e kryetarit serb Aleksnadar Vuçiq në Rusi i ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë përparimit ë bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, përcjell rtv.

„Prandaj, sidomos jemi shumë falënderues për gatishmërinë e treguar nga Federata e Rusisë që, nëse ndryshon formati i bisedave me Prishtinë, sjo aktivisht të futet në këtë proces“, thuhet në kumtesën e publikuar pas takimit.