Pas shumë muaj ndërprerjesh, të martën janë nisur ekskavatorët e KEK-ut drejt Hades dhe Shipitullës, raporton KTV.
Një veprim i tillë po konsiderohet si një mundësi që Kosova të mos kolapsojë në mungesë të energjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se kostoja e mospunës së ekskavatorit ka sjellë dëme që brenda një muaji arrijnë në 1 milion euro.
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë, Arbër Vllahiu, ka bërë të ditur se të gjitha objektet e banimit do të rrënohen para Vitit të Ri.
Arritja e marrëveshjes me banorët është mirëpritur nga drejtuesit e KEK-ut, të cilët kanë njoftuar se janë rritur kapacitetet punuese në këtë pjesë.
Zyrtarë të institucioneve kanë thënë sërish se nuk do të ketë reduktime të energjisë e as rritje të çmimit të saj.
Më kundërshtuesit e kësaj marrëveshjeje kanë qenë banorët e lagjes Mirena, me të cilët janë mbajtur një numër i madh i takimeve, derisa u bindën që t’i lirojnë pronat e tyre dhe të nisë procesi i heqjes së djerrinës për të mundësuar nxjerrjen e lëndës së parë të prodhimit të energjisë.