Arbëri

Kryemadhi: Janullatos e do Shqipërinë më shumë seç e kanë dashur politikanët

Descriptive Text

Në ditën e Krishtlindjes, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi vendimin e Presidentit Iir Meta për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Nga Kisha ortodokse, aty ku uroi të gjithë besimtarët, Kryemadhi tha se Janullatos e do më shumë Shqipërinë sesa e kanë dashur ndonjëherë politikanët shqiptarë, transmetojnë medie nga Tirana.

“Sigurisht që jam dakord. Mos harrojmë që është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Kam përshtypjen se Janullatos e do më shumë Shqipërinë seç e ka dashur ndonjëherë politika shqiptare”, tha ajo.