Zëvendësdrejtori i agjencisë amerikane FBI, Andrew McCabe, planifikon të pensionohet në fillim të vitit të ardhshëm, pas më tepër se një viti të kritikave nga republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe presidenti, Donald Truimp, ka raportuar dje e përditshmja Washington Post.
Agjncia FBI ka refuzuar të bëjë komente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRepublikanët në kongres e kanë akuzuar McCaben se anonte kundër Trumpit.
Republikani Chuck Grasley, kryesues i Komitetit të drejtësisë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, më herët këtë javë u tha gazetarëve se do të dëshironte ta shihte McCaben jashtë FBI-së, shkruan rel.
McCabe ka shërbyer si ushtrues i detyrës së drejtorit të agjencisë FBI, pasi Trump e shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në muajin maj.
Gazeta Washington Post ka raportuar se McCabe planifikon të pensionohet pas fillimit të muajit mars të vitit të ardhshëm, kur ai i plotëson kushtet për pension të plotë.