Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka uruar Nexhat Dacin për zgjedhjen kryetar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“I dëshiroj shumë sukses në detyrën e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Besoj se me udhëheqjen e tij, Akademia e Shkencave të Kosovës do të luajë rol tejet të rëndësishëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore në përgjithësi”, ka shkruar Veseli në urimin e tij në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo