Klinika Obstetrike Gjinekologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga sot është bërë me udhërrëfyes klinik nacional në Kosovë, të aprovuar edhe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me rastin e dorëzimit të protokolleve të para mjekësore të miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e që do të përdoren në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë, tha se nevoja për protokolle klinike mjekësore, është njëra nga çështje prioritare në shëndetësi, andaj Ministria ka përcaktuar bazën ligjore për të zhvilluar këto protokolle, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmaili, mes tjerash tha se, “përmes këtyre protokolleve po bëhet punë e mirë në drejtim të përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijëve”. Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë dhe jo i fundit në këtë drejtim, duke shtuar se përmes protokolleve klinike do të ngritët cilësia në shëndetësi.
Ai premtoi përkrahje të vazhdueshme për profesionistët shëndetësorë me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.
Në anën tjetër, Prof.dr. Sueda Hoxha, tha se është lajm mirë se protokollet mjekësore janë mundësi e mirë për të shtuar cilësinë.
Sipas saj, janë tre protokolle, e para ka të bënë me skriningun e kancerit të qafës së mitrës, ku përmes tyre do të mundësohet që kjo të diagnostikohet sa më herët tek gratë dhe nënat, të cilat në shumë raste lajmërohen në stade të larta.
Me rëndësi të veçantë është edhe protokolli për hemorragji pas lindjes, e poashtu edhe protokolli mjekësore për hipertension tek gratë shtatzëna.