Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit nesër në orën 14

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka aprovuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Konform kërkesës, u vendos që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të premten, më 22 dhjetor 2017, në orën 14:00, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë seancë përfundon edhe sesioni vjeshtor i punimeve të Kuvendit. Sesioni i ri fillon të hënën e tretë të muajit janar të vitit të ardhshëm, përkatësisht më 15 janar 2018. ​