Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Forca Detare e Ushtrisë Shqiptare, pjesë e “Sea Guardian”

Niset për në detin Egje nga baza e Pashalimanit në Vlorë, kontingjenti i tretë i Forcës Detare të Ushtrisë Shqiptare, si pjesë e “Sea Guardian”, të parit operacion ndërkombëtar detar për Forcën Detare Shqiptare.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kujtoi hapat e parë në rrugën drejt këtyre misioneve para dhjetë muajsh. Ajo ka evidentuar rrugën e vështirë të Forcave të Armatosura drejt arritjes së kësaj dite dhe kthimit në një ushtri të denjë si vend anëtar i NATO-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke shprehur vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të bërë Shqipërinë anëtare dinjitoze të komunitetit euro-atlantik, ministrja e Mbrojtjes ka nënvizuar faktin se Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për reformat në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë rast ministrja Kodheli nga baza e Pashalimanit ka akuzuar ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për shkatërrimin e ushtrisë dhe bazës së Pashalimanit në marsin e mbrapshtë të 1997-s dhe për tragjedinë e Gërdecit. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)