Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Surroi i gatshëm të përfshihet në Ekipin e Unitetit

Një herë si përfaqësues i shoqërisë civile në Rambouillet, për të vazhduar me përfaqësim të opozitës në procesin e dytë, sot shkrimtari e publicisti Veton Surroi nuk mohon përfshirjen e tij në një ekip të ri uniteti.

Në një intervistë dhënë për Rubikon të KTV-së, Surroi tha se e ka për obligim qytetar të japë mendimin e tij pa marrë parasysh relacionet personale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam në shoqëri civile dhe për aq sa më kërkohet ndonjë mendim. Kemi institucione të cilat janë te vendosura. Konsultimi është gratis, unë e kam për obligim. Unë e kam obligim qytetar që kurdo që më thërrasin dhe për çka do që më thërrasin, ta jap mendimin tim pa marrë parasysh relacionin personal”, ka thënë ai.

“Besoj se Thaci nuk ka lënë shteg që të bisedojmë së bashku, por ekzistojnë mënyra të komunikimit që nuk nënkuptojnë takimin personal”, shtoi tutje Surroi.

Mënyra se si do të trajtohet procesi negociator me Serbinë, theksoi ai, mund të diktojë mënyrën se si do të jetojnë qytetarët e Kosovës edhe për shumë vite tjera.