Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, sot, në Kryesinë e Kuvendit ka kërkuar të caktohet seanca për debat parlamentar për 100 ditët e punës së Qeverisë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Sipas kësaj kumtese, mazhoranca nuk u pajtua të ballafaqohet me deputetët në Kuvendin e Kosovës sepse logjika e tyre duket që mjaftohet me konferenca për shtyp gjatë pranim-dorëzimit të raportit, një marketing i zbehtë, një lojë e ulët si dhe një praktikë qe konsiderohet jashtë çdo normë kushtetuese që ka Kosova. Ata po mjaftohen me konferenca për shtyp gjatë pranim-dorëzimit të raportit, një praktikë jashtë çdo norme kushtetuese që ka Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKumtesa e LDK-së thekson se gjithashtu kryetari i Kuvendit sot vendosi në mënyrë arbitrare për kryesimin e Komisionit Parlamentar për MSA-në. Përbërja e këtij delegacioni dhe kryesimi i tij duhet të mbështeten në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Këto veprime bien ndesh me këtë rregullore, ma natyrën e punës se komisionit, rekomandimeve të partnereve të BE-së, nga e cila rrjedhin vetëm mospajtime në dëm të proceseve integruese.
Me këtë rast, Grupi Parlamentar i LDK-së, do të shqyrtojë pjesëmarrjen në këtë komision i cili konsiston në kundërshtim me punën dhe transparencën parlamentare.