Kryeministri Mustafa, me urim të veçantë për Ramush Haradinajn

Kryeministri Mustafa, me urim të veçantë për Ramush Haradinajn

17 shkurt 2017 08:54

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, me një postim në Facebook, ka uruar bashkëkombësit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Mustafa, ka uruar të gjithë ata “që çdo ditë vënë nga një gur në shtetin e Republikës së Kosovës”, familjet e dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së.

urim të veçantë me këtë rast kryeministri Mustafa ka bërë për Ramush Haradinajn i cili është ndaluar në Francë me flet arrest të Serbisë.

Ky është teksti i urimit të kryeministrit Mustafa

“Të dashur qytetarë
Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë.
Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me flet arrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese, ashtu siç është Kosova!”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme