Arbëri

Prokuroria heq dorë nga dëshmia e Kadri Veselit

Prokuroria ka hequr dorë nga dëshmia e Kadri Veselit. KTV merr vesh se prokurori ka thënë se dëshmia e kryetarit të Kuvendit nuk është më relevante sepse dëshmitarët tjerë tashmë i kanë qartësuar rrethanat e ngjarjes.

Kadri Veseli ka qenë dëshmitarë i Prokurorisë dhe ai ka munguar në 3 raste tjera kur është ftuar derisa Gjykata pat thënë se nuk e di nëse ai ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.

Veseli ishte thirrur të dëshmonte kundër deputetëve të opozitës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.