Arbëri

Në ditën e 100-të të punës Haradinaj i rrit pagat për disa pozita në Qeveri

Qeveria miratoi Draft-raportin e 100 ditëshit, i cili sot i dorëzohet presidentit, kryeparlamentarit, deputetëve dhe qytetarëve.

Qeveria po ashtu miratoi Planin vjetor të Qeverisë për vitin 2018, për të dëshmuar kapacitetin e Qeverisë për të arritur objektivat e caktuara.

Në mbledhjen e sotme, siç raporton KP, Qeveria mori vendim për rritje të pagave për disa pozita në Qeverinë e Kosovës.

Haradinaj nuk ka përmendur pozitat që do t’u rriten pagat por tha se kjo po bëhet pasi ka shpërputhje në paga.

“Ka shpërputhje në paga, që lidhen me mua dhe stafin", tha Haradinaj.