Nga ora 14:00 sot do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit.
Kjo pasiqë mbledhja e kryesisë e paraparë të mbahej pasditen e djeshme, u shty për shkak të mungesës së kuorumit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefat e grupeve parlamentare do të takohen për ta caktuar seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit të Buxhetit për vitin 2018, si dhe për fjalimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që është traditë ta mbajë në çdo fund vit në Parlamentin e Kosovës, transmeton kp.
Në mbledhjen e djeshme kanë munguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Kujtim Shala, nënkryetarja Aida Dërguti, si dhe anëtari i kryesisë Galuk Konjufca.