Arbëri

Vuçiq: Rusia ndihmon Serbinë rreth Kosovës

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimin me presidentin rus Vladimir Putin, e ka falënderuar Rusinë, për siç ka thënë ai, në ndihmën e saj në përpjekjet e Serbisë për ta ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj, transmeton Koha.net, e cila, sipas tij, dallohet shumë para dhe pas periudhës së Putinit.

Vuçiq, përcjell “blic” i Beogradit, ka deklaruar se Serbia, në kuptimin politik, gjithmonë do të jetë falënderues për Putinin i cili ka penguar që “populli serb ta marrë damkën si popull gjenocidal duke vënë veto në Këshillin e Sigurimit” si për faktin se ende ka mundësi të luftojë për Kosovën.