Arbëri

FP e Sindikatës së PTK-së ia kujton ministrit Lluka “një mal me probleme në Telekom”

Federata e Sindikatës së Pavarur të PTK-së përmes një deklarate ka reaguar ndaj pohimeve të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në emisionin “Puls” të KTV-së, i cili, sipas kësaj sindikate, problemet me të cilat ballafaqohet Posta e Telekomi i Kosovës i “adreson gabimisht” dhe i kanë bërë thirrje që t’i shohë me objektivitet “një mal problemesh” që e shoqërojnë Telekomin.

Po e botojmë të plotë më poshtë reagimin e kësaj sindikate.

Reagim ndaj deklaratës Publike te Ministrit Valdrin Lluka

Dëshpëruese kur një ministër merret me pasojat dhe nuk merret me shkaqet. Ne emisionin Puls mbrëmë ministri i MZHE,se z. Valdrin Lluka kur ishte diskutimi për Postën dhe Telekomin e Kosovës ishte komplet jashtë realitetit. Arsyen për këtë mundemi vetëm ta hamendësojmë por ne besojmë në dy arsye ose ministri nuk është i informuar drejt ose e benë ne shërbim te ndonjë qëllimi qe ne nuk po e kuptojmë.

Me gjithë insistimin tonë disa here ministri i nderuar nuk e pa të udhës të takohet me përfaqësuesit e punëtorëve në mënyrë që të ketë një pasqyrë më të qartë dhe reale.

Ia bëjmë me dije ministrit se kryeministri Haradinaj ka zhvilluar takim vetëm me sindikatën dhe pastaj së bashku me menaxhmentin dhe sindikatën, ku është konstatuar gjendja jo e mirë e trashëguar për shkak te keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të ndërmarrjes dhe jemi dakorduar për hapat të cilët duhet të ndërmerren secila palë brenda kompetencave të veta, ku është premtuar një takim i përbashkët i menaxhmentit, i Qeveris dhe me pjesëmarrje të Sindikatës.

Tani deklaratat e ministrit bien ndesh me ato që ne i thamë më herët dhe krijojnë konfuzion, paqartësi tek punëtorët.

Vetvetiu ngritet pyetja nga ana e jonë a është zotëri ministër i të njëjtës qeveri (Qeverisë Haradinaj).

Ministër qysh asnjëherë nuk po ta zë goja që Posta dhe Telekomi i Kosovës i kanë dhënë 480 milionë divident, a keni hulumtuar ministër ku kanë shkuar këto mjete dhe ku janë zhvatur.

Ministër shumë konstatime që i the edhe nëse qëndrojnë zgjidhjet që ju i dhatë në emision janë naive, por ju bëjmë me dije se gjendjen që e paraqitët konkretisht për Telekomin nuk qëndrojnë?

Ministër a ke pyetur menaxhmentin që ju jeni takuar pse është kjo gjendje në Telekomin e Kosovës dhe çfarë përgjigje keni marrë?

Ministër para se te merreni me punëtorët a e keni pyetur menaxhmentin për kontratat e dëmshme- në veçanti Z- Mobile, kontrata me Amdoks dhe shumë e shumë të tjera?

Ministër a e keni pyetur paraardhësin e juaj pse kompania e jonë është që një vit pa bord udhëheqës?

Ministër a e ke kërkuar nga vartësit tuaj performancë për punën që e bëjnë në Telekomin e Kosovës?

Ministër a e keni shqyrtuar punën e bordit të famshëm dhjetëvjeçar në krye me Rexhë Gjonbalaj dhe stafin e tij, dëmet kapitale që i ka shkaktuar ndërmarrjes me profitabile ne vend?

Ministër a e ke pyetur paraardhësin tuaj pse i ka shfrytëzuar dhe ju tani i shfrytëzoni po të njëjtat shërbime të operatorit (049xxxxxxx) kurse jeni të obliguar me ligj nga MAP të shfrytëzoni shërbimet e Telekomit të Kosovës, kurse paguani nga paratë e po kësaj kompanie ato shërbime, është për të ardhur keq që ju jeni dikaster kryesor i Telekomit të Kosovës dhe kërkoni ndryshime, kurse ju jeni ata që punoni në kundërshtim me politikat e MZHE dhe MAP?

Ministër pyetjet të cilat ju parashtruam me lart janë vetëm disa nga shumë e shumë shqetësime të arsyeshme dhe faktike të cilat ende nuk iu ka dhënë përgjigje askush deri më sot duke filluar nga paraardhësit e juaj e deri tek ju, sepse në Telekomin e Kosovës ka një mal me parregullsi nga bordet politike dhe menaxhmentet e kaluar e deri me sot?

Ministër pasi që jeni shumë i nxënë me agjendë dhe nuk keni gjetur kohë për takime po ju bëjmë me dije se Federata Sindikale e Pavarur e Postes dhe Telekomit të Kosovës në bashkëpunim me partnerët e saj sindikalë dhe punëtorët do të merr masa dhe nuk do të lejojë që për qefin tuaj dhe kënaqësinë e atyre që e kanë dëmtuar qëllimshëm dhe shkatërrimet e vazhdueshme dhjetëvjeçare që i janë bërë Postës dhe Telekomit nga individë dhe grupe klanore për përfitime të veta dhe të jashtëligjshme ju zotëri ministër dhe askush tjetër nuk do të mund që t’i pastroni grupet klanore duke ia faturuar këto dëme punëtoreve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ne nuk do të lejojmë të ndodhe kjo, sepse ne kemi bërë apele publike në vazhdimësi në të gjitha instancat qeverisëse, juridike dhe sociale për ta parandaluar të keqen që i kanë shkaktuar individë dhe grupe të caktuara, por shpresojmë se kryeministri i juaj dhe yni do ta mbajë fjalën e dhënë publike për një strategji dalëse zhvillimore dhe jo me metoda bllokuese, siç kanë vepruar prej vitit 2008 e deri më sot.

Ministër zhvillo institucionin, godite krimin dhe korrupsionin dhe mos i godit punëtoret, mbrojë pasurinë publike!!!

Ju bëjmë me dije se ne kemi vullnetin e bashkëpunimit të cilën edhe e kemi shprehur në vazhdimësi, por në qoftë se vazhdoni me politika injoruese dhe goditëse ndaj punëtoreve ne do t’i shfrytëzojmë të drejtat sindikale të garantuara me ligj për veprimtari sindikale siç janë:

• Protestat

• Grevat paralajmëruese dhe

• Grevat e përgjithshme,

Përfundon deklarata e Sindikatës së Pavarur të PTK-së.