Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mogherini fton vendet e Ballkanit të avancojnë në rrugën evropiane

Një darkë pune e organizuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me gjashtë kryeministrat e vendeve të rajonit të Ballkanit, ka shërbyer për të ripërsëritur paralajmërimin për avancimin e këtyre vendeve në rrugën drejt integrimit në BE.

Mogherini ka pasur takime dypalëshe me secilin kryeministër veç e veç, para se të realizohej për më shumë se dy orë edhe darka e përbashkët e punës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një prononcim të shpërndarë nga zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së, thuhet se ky takim i kryeministrave është organizuar për të diskutuar situatën në rajon dhe në veçanti mundësitë për të avancuar integrimin e rajonit drejt BE-së në vitin 2018. Në të njëjtin thuhet se edhe kryeministrat që morën pjesë në takim kanë ripërsëritur përkushtimin që të vazhdojnë punën për procesin e integrimeve evropiane.

“Siç është konfirmuar qartë këtë vit, përfshirë edhe nga Këshilli Evropian në mars dhe nga presidenti Juncker në fjalimin e tij për gjendjen e unionit në shtator, viti 2018 do të sjellë një rast unik për rajonin që të bëjë një hap të pakthyeshëm përpara në integrimin në BE, nëse prioritet i parezervë do t’u jepet reformave të domosdoshme, sidomos në sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore“, thuhet në komunikatën e Mogherinit pas takimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)