Arbëri

Haradinaj: Kuvendi t’i japë epilog demarkacionit deri në fund të këtij viti

Descriptive Text

Fundi i këtij viti mund t’i japë epilog çështjes së demarkacionit.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë në një intervistë për KTV-në se ai dhe partia e tij nuk kanë ndryshuar qëndrim, por i mbetet Kuvendit të vendosë.

Haradinaj ka mohuar se qëndron prapa peticionit të veteranëve kundër Gjykatës Speciale dhe është zotuar se do t’i respektojë obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Por, ka thënë se sikur për rastin e Speciales, ndërkombëtarët bëjnë presion, e pastaj thonë se vendimi ishte i vetë Kosovës.

Haradinaj ka folur edhe për afatin e liberalizimit, numrin e këshilltarëve e zv/ministrave, bashkëpunimin me opozitën e gjuajtjet me armë të zv/kryeministrit Gashi.

Intervista e plotë transmetohet sonte prej orës 23:20 në Interaktiv.